Dy të arrestuar për drogë në Ferizaj

Dy të arrestuar për drogë në Ferizaj

Dy meshkujt shqiptarë janë arrestuar në Ferizaj nga Policia e Kosovës pasi të njëjtëve gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar tre qese substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme  8.37 gram.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje