E dhimbshme: Babai vrau të birin 5 vjeçar, shqiptari nga Maqedonia pranon...

E dhimbshme: Babai vrau të birin 5 vjeçar, shqiptari nga Maqedonia pranon krimin

Një shqiptar që po jetonte e punonte në Ankona të Italisë, 27 vjeçari Besart Imeri I ka thënë policisë se ai është vrasësi I djalit të tij, Hamidit 5 vjeçar.

Besart Imeri është shqiptar nga Maqedonia dhe ditën kritike, të enjten pasdite I kishte thënë bashkëshortes së tij Sevimes se do të dilte me djalin në shetitje edhe pse jashtë ishte ftohtë. Babë e birë hipën në makinë dhe vetëm pak caste më pas Besarti thërret për ndihmë pasi djali I tij nuk ndjehej mirë. Ambulanca erdhi por për Hamidin 5 vjeçari ndihma e shpejtë ishte tepër vonë.

Hetuesit italianë panë shenja dhune te fëmija. Babai vrasës do të përballet me akuzën për vrasje me paramendim, njofton TV Klan.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje