E pabesueshme si duket tani shtëpia e Teletubbies (Video)

E pabesueshme si duket tani shtëpia e Teletubbies (Video)

Ja në çfarë është shndërruar shtëpia e famshme e Teletubbies Shtëpia e famshme e Teletubbies tani është një pellg Shtëpia ku së pari është xhiruar seriali për fëmijë është mbushur me ujë.

Në kodrën e gjelbër në Wimpstone, warks, ishte shtëpia e Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po nga marsi i vitit 1997 deri në vitin 2001. Por dy dekada më pas vendi i cili ka bërë për vete shumë fëmijë është një djerrinë e holluar me ujë.

Një familje e mjellmave dhe peshqve të ujërave të ëmbla kanë rrëzuar ‘Tubbytronic Superdome’ duke mos lënë asnjë shenjë të shfaqjes më të të dashur në botë, shkruan The Sun.

Arsyeja pse shtëpia e famshme është katandisur kështu, është për faktin se njerëzit që jetonin në ato zona nuk mund të duronin numrin e madh të turistëve që vinin për ta vizituar atë vend, i cili gjendet në një zonë të qetë rurale. Epizodat e reja të Teletubbies u kthyen në mars të këtij viti, por të xhiruara në një vend tjetër. Në kulmin e saj, shfaqja popullore e BBC-së për fëmijë u transmetua në 80 vende të mëdha të botës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje