E rëndë! Duhej të vritej Sela, bisedat që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale

E rëndë! Duhej të vritej Sela, bisedat që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale

Në rrjetet sociale të organizatave paramilitare maqedonase dhe ato nacionaliste po vijojnë debatet se më 27 prill duhej t’i jepej fund disa individëve që tanimë është vështirë të eliminohen nga skena politike, të cilët siç thuhet përbëjnë rrezik për maqedonasit.

Nga politikanët shqiptarë përmendet vetëm Ziadin Sela, i cili natën e 27 prillit ishte figura e vetme politike shqiptare që u rrëmbye dhe u rrah deri në vdekje.

“Ai që atë kohë duhej të vritej dhe nuk duhej të lihej gjallë, sepse do të sjellë telashe”, kanë shkruar shovinistë maqedonas në forumet dhe faqen e organizatës “Qoseto”, që mban emrin e një vrasësi maqedonas të paguar në periudhën 1879-1930, që në historinë e imponuar nga qeverisja e kaluar ai shpallet hero historik dhe revolucionar.

Por, edhe kapja e agjentit serb dhe ish-zëvendëshefit të shërbimit sekret serb BIA, Goran Zhivaljeviq në sallën e Kuvendit të Maqedonisë natën e 27 prillit ka nxitur dyshime se në këtë skenarë ishte involvuar edhe Serbia, duke pasur të hapura të gjitha rrugët e veprimit.

Burime pranë një shërbimi diplomatik në Shkup konfirmon për INA se gjatë kohë ishte përgatitur skenari serb me mbështetjen e Rusisë  për destabilizim të Maqedonisë, që më pas konflikti të përhapjes në Kosovë dhe më gjerë. Në këtë skenar bëhet e ditur se ka qenë në dispozicion logjistika shtetërore e Maqedonisë.

Skenari i parë serb me elemente të brendshme institucionale në Maqedoni ishte “Lagja e Trimave” në Kumanovë, ku u manipuluan ish-luftëtarë të UÇK-së. Pas dështimit të këtij skenari i dytë ishte kombimi i aspektit të sigurisë me ate politikë, pas rezultateve negative që VMRO-DPMNE mori në zgjedhje dhe sfidimin e LSDM dhe forcave të reja shqiptare, që ishin kundër bashkëpunimit me VMRO-DPMNE.

Si provokim më pas u gjet Deklarata e partive shqiptare, e firmosur gati nga të gjitha partitë shqiptare.

Dështimi i negociatave mes VMRO dhe BDI për formimin e Qeverisë nxiti në plan të parë të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës”, për të cilën Shkupi zyrtar tha se bëhet fjalë për ndërhyrje të Tiranës zyrtare.

Presioni publik, diplomatik dhe partive tjera shqiptare ndaj BDI, bëri që kjo parti nuk mundi ti ikë mosbashkëpunimit me LSDM.

Megjithatë fronti tjetër ishte për skenare destabilizimi, pasi që po humbej pushteti. Dhe 27 prilli apo ndonjë ditë tjetër kur pritej të votohej kryeparlamentari shqiptar, ishte paraparë si dita “D” e shpërthimit të konfliktit.

Në kuadër të këtij skenari ishte paraparë vrasja e një politikani autoritativ shqiptar. Planet serbe edhe gjatë historisë janë dëshmuar me atentate dhe skenare të tilla provokative.

Dhe caku ishte eliminimi i Ziadin Selës, kryetarit të ASH-së. Kjo çështje është faktike, pasi që deputetët e tjerë shqiptarë që ishin në krahë të Zaevit dhe vetëm disa pëllëmbë afër protestuesve nuk u prekën aspak. Klima për Selën ishte përgatitur përmes shumë komunikatave që i nxirrte VMRO-DPMNE, si një politikanë që mohon identitetin maqedonas dhe do shkatërrimin e Maqedonisë.

Natën e tmerrshme u pa edhe agjenti serb i BIA Zhivaljeviq, por jozyrtarisht dyshohen edhe agjentë të tjerë serb në vendin e ngjarjes. Institucionet që ende kontrollohen nga VMRO-DPMNE po e heshtin të vërtetën e 27 prillit, por edhe gjithë skenaret që i kanë paraprirë kësaj date. Simptomatike është edhe heshtja e radhës e VMRO-DPMNE se çka po zien për skenarë të radhës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje