E zë dera e blinduar, lëndohet rëndë një person në Prizren

E zë dera e blinduar, lëndohet rëndë një person në Prizren

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi gjersa ishte duke punuar me një të dyshuar në çmontimin e një dere të blinduar, për një moment kishte rënë dera duke e zënë viktimën, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Si pasojë e kësaj viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje