Ed Sheeran dhe Skrillex befasojnë fansat në Chicago

Ed Sheeran dhe Skrillex befasojnë fansat në Chicago

Ed Sheeran dhe Skrillex kanë bërë një shfaqje të paplanifikuar në një klub në Chicago gjatë vikendit.

Dyshja ishin në qytetin e Illinois të premtën, dhe u paraqitën në “Five Roses” ku të pranishmëve u kanë ofruar performancë të paplanifikuar, transmeton Klan Kosova.

Siç raporton Billboard, Skrillex luajti një set 90 minuta të gjatë, ndërsa Sheeran shërbeu si “hypeman”, për ta “nxehur atmosferën”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje