Edhe Kosova do ta bëjë Rrugën e Kombit me pagesë

Edhe Kosova do ta bëjë Rrugën e Kombit me pagesë

Shqiptarët mes dy zjarresh: nuk do të paguajnë para vetëm për aksin Durrës-Kukës, por edhe për Morinë-Prishtinë.

Një dokument  i një kompanie ndërkombëtare thekson se Kosova po përgatit që të bëjë me pagesë pjesën e saj të rrugës. Studimi i koorporatës financiare ndërkombëtare IFC, në janar të 2016-s llogarit fluksin që do t’i shtohet autostradës në total duke qenë se ka përfunduar i gjithë aksi Shqipëri – Kosovë.

Studimi bën të ditur se ka gjasa që rruga të jepet me konçension sipas një kontrate “Mirëmbajtjeje dhe Operimi”.

Përmes kësaj harte, IFC klasifikon edhe autostradën Prishtinë – Elez Han, prej 65 kilometrash në Kosovë dhe atë Miladinovci- Bllacë- Tetovë – Ohër, në Maqedoni të cilat do të lidhin rrjetin e rrugëve rajonale mes 3 vendeve.

Studimi thekson se i gjithë ky rrjet rrugor mund të kthehet në mundësi zhvillimi për të gjitha firmat e kësaj fushe.

Vendosja e pagesës për të kaluar në rrugën Milot-Morinë në Shqipëri ka nisur të hartohet në bashkëpunim me korporatën IFC, pjesë e Bankës Botërore, që në vitin 2010.

Sipas studimit, mirëmbajtja duhet të hapej më 15 dhjetor të vitit 2011 e zbatimi i pagesës të fillonte në korrik të vitit 2012

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje