Edhe Pogba në listën prej katër lojtarëve të Mourinhos për t’u larguar...

Edhe Pogba në listën prej katër lojtarëve të Mourinhos për t’u larguar nga Man Utd

Paraqitja katastrofave në humbjen ndaj West Bromwich Albionit e ka shtyre Jose Mourinon të përpilojë një listë me lojtarët që duhet të largohen gjatë verës nga Djajtë e Kuq.

Pjesë e listës çuditërisht është edhe Paul Poba, i cili u ble nga Juventusit në verën e 2016 për 120 milionë euro.

Por, francezi nuk po luan te Man Utd ashtu siç ishte pritur dhe Special One është i gatshëm ta largojë.

Për Pogban ende nuk është paraqitur ndonjë skuadër për ta blerë, por Unitedi është i gatshëm ta shesë për 100 milionë euro.

Në listën e Mourinhos janë edhe Daley Blind, Matteo Darmian e Anthony Martial.

Katër lojtarët që Mou dëshiron t’i largojë (Foto: MARCA)

Për këtë të fundit interesim kanë shfaqur Juventusi dhe Bayern Munich.

Man Utd ka humbur titullin këtë sezon në Ligën Premier, kurse nga Liga e Kampionëve është eliminuar nga Sevilla në fazën e parë të eliminimit direkt.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje