Edi Rama në gazetën beogradase Blic: Kosova, Shqipëria, Serbia dhe – basketbolli

Edi Rama në gazetën beogradase Blic: Kosova, Shqipëria, Serbia dhe – basketbolli

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën beogradase Blic.

Ai ka folur për çështje të ndryshme, si iniciativa e Vuçiqit për Kosovën dhe skenari më i mirë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, (pa)mundësinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raportet mes Shqipërisë dhe Serbisë, si dhe për basketbollin dhe artin.

Intervista me titull: “E ndjej dhembjen dhe vendosmërinë e Vuçiqit për ta zgjidhur problemin e Kosovës” botohet nesër në gazetën Blic, e cila për lexuesit e saj sot i ka publikuar disa fragmente që i sjell Klan Kosova.

“Iniciativa e Aleksandar Vuçiq për ta nisur dialogun e brendshëm serb për Kosovën është një akt i lidershipit me të cilin ai e shpalosi një vizion kurajoz për të ardhmen e Kosovës dhe Serbisë. Kam respekt për iniciativën e tij që të ballafaqohet me të kaluarën në mënyrë frontale dhe jokonvencionale”.

Në pyetjen e gazetës se cila është zgjidhja e problemit të Kosovës, Rama përgjigjet:

“Njohja e plotë e Republikës së Kosovës nga Serbia! Por, e di se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet kur e vendosi veten në këpucët e Aleksandrit. Prandaj, aktualisht zgjidhja është që të punojmë fuqishëm së bashku”.

 

Idenë e Ivica Daçiq për ndarjen e Kosovës Rama e konsideron si një “propozim jokonvencional”, ashtu siç është edhe bashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën, ose bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Qasjet e këtilla mund t’i diskreditojnë edhe qëllimet më të mira”.

Zhurma rreth deklaratës për “bashkimin e Shqipërisë me Kosovën” ishte një konkluzion trivial, e jo një plan, kërcënim apo dëshirë. Por, nëse mbyllet horizonti i integrimit të rajonit tonë në BE nuk është e vështirë të parashikohet rizgjimi i fantazmave nga e kaluara”.

“Raportet e tashme mes Serbisë dhe Shqipërisë janë më të mira sesa që kanë qenë ndonjëherë”.

Gazeta Blic e ka pyetur Ramën edhe për kohën kur ishte basketbollist, por ai përgjigjet në mënyrë diplomatike:

“Nuk mund të jem aq kurajoz sa të them se kam qenë basketbollist derisa flas me një gazetar që vjen nga vendi i basketbollit”.

“E kam dashur basketbollin si pjesë të rinisë sime. E dua artin si pjesë të dëshirave të mia. E dua politikën si pjesë të qenies sime”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje