Edi Rama po injoron kosovarët

Edi Rama po injoron kosovarët

Tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit pritet të zvogëlohet vetëm për kuksianët. Mirëpo e njëjtë do të vazhdojë për kosovarët, të cilët për të kaluar në Shqipëri do të paguajnë 10 euro vajtje-ardhje. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se vetëm kosovarët po injorohen dhe detyrohen të paguajnë për rrugën e Kombit

Një zyrtar i Qeverisë shqiptare ka premtuar zvogëlimin e tarifës së rrugës për kukësianët por jo edhe për kosovarët.

Madje, në takimin e së shtunës në Kukës me banorët, ministri i infrastrukturës,  Damian Gjiknuri nuk i ka përmendur fare banorët përtej kufirit të Shqipërisë.

Ky reagim i tij erdhi pasi që tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit nuk u prit aspak mirë nga kuksianët.

E për t’i shfaqur pakënaqësitë e tyre, kuksianët zgjodhën t’i shkatërrojnë sportelet në të cilat supozohej se do të duhej të paguhet tarifa.

Mirëpo përveç kuksianëve, ishin edhe kosovarët ata që cilësuan se po dëmtohen nga tarifa e vendosur në Rrugën e Kombit.

Madje bizneset nga Kosova, ndërprenë qarkullimin për në Shqipëri.

Ata paralajmëruan edhe protestë.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje