EFJ kërkon hetime rreth vrasjes së gazetarëve në Kosovë

EFJ kërkon hetime rreth vrasjes së gazetarëve në Kosovë

Kuvendi i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ) sot e ka miratuar njëzëri Rezolutën me të cilën kërkohen hetime rreth vrasjes së gazetarëve në Kosovë.

Rezoluta është propozim i Shoqatës së gazetarëve të Serbisë, i shoqatave të tjera gazetare nga ky shtet si dhe nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK).

Ajo kërkon hetime efikase rreth vrasjes dhe rrëmbimit të gazetarëve në Kosovë në periudhën 1998 – 2005.

Sipas b92, kërkohet hetim më efikas për rrëmbimin e gazetarëve Gjuro Slavuj e Ranko Pereniq, vrasjn e Afrim Maliqit, Enver Malokut, Aleksandar Simoviqit, Kristë Gegajt, Momir Stokuqas, Shefki Popovës, Xhemal Mustafës, Bekim Kastratit dhe Bardhyl Ajetit dhe zhdukjen e Lubomir Knezheviqit dhe Marjan Melonashit si dhe rrëmbimin e Mila Buleviqit.

Me rezolutë kërkohet bashkëpunimi i prokurorëve të Beogradit te të Prishtinës për zgjidhjen e këtyre rasteve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje