Ejup Qerimi: Edhe Kosova ta promovojë ekonominë digjitale

Ejup Qerimi: Edhe Kosova ta promovojë ekonominë digjitale

Ish-kryeshefi ekzekutiv i PTK-së, inxhinieri Ejup Qerimi, në një bisedë për gazetën “Epoka e re”, ka folur për ekonominë digjitale, konkretisht për kriptovalutat “Bitcoin” dhe “Ether”.

Qerimi ka theksuar se Kosova do të duhej të kishte më shumë fushata vetëdijesuese dhe promovuese sa iu përket kriptovalutave. Ai ka thënë se kjo ekonomi digjitale është tepër e rëndësishme edhe për Kosovën. Qerimi i ka ftuar institucionet që nëpërmjet seminareve, punëtorive dhe konferencave ta promovojnë ekonominë digjitale te qytetarët dhe bizneset. “Sa iu takon kriptovalutave, nuk ka ndonjë ligj në Kosovë i cili lejon apo ndalon përdorimin e tyre. Ka nevojë të bëhet një rregullim në formë të akteve ligjore apo nënligjore. Korniza ligjore duhet të jetë pro kësaj teknologjie. Konsideroj se duhet promovuar këtë tekologji dhe ekonomi, në mënyrë që edhe ne të tërheqim investitorë të jashtëm ashtu sikurse bëjnë Londra, Nju Jorku apo Singapori”, ka thënë Qerimi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje