Ekipi i FMN-së po qëndron në Kosovë

Ekipi i FMN-së po qëndron në Kosovë

Një ekip i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) i kryesuar nga Jacques Miniane po qëndron për vizitë në Kosovë.

Ekipin e FMN-së e ka pritur të hënën ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ka informuar ata për zhvillimet ekonomike në Kosovë, për të hyrat buxhetore, në veçanti ato tatimore, për shpenzimet buxhetore, si dhe rishikimin e buxhetit dhe për përgatitjen e buxhetit për vitin 2018. Ministri Hamza ka prezantuar para tyre prioritetet e Qeverisë së Kosovës, posaçërisht në sektorët ku do të bëhet rritja e financimit. Së bashku u dakorduan për parametrat kryesor të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Ndërsa, shefi i Misionit për Kosovë, Jacques Miniane, ka vlerësuar lart përkushtimin e ministrit Hamza për punën në përgatitjen e rishikimit të buxhetit dhe buxhetin e vitit 2018 dhe ka theksuar se FMN-ja është e përkushtuar për të vazhduar bashkëpunimin ndërinstitucional edhe më tutje. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Jacques Miniane gjatë qëndrimit të tij në Kosovë pritet të zhvillojë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe me përfaqësues të tjerë të lartë të institucioneve të Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje