Ekipi negociator me tetë trupa mbështetës

Ekipi negociator me tetë trupa mbështetës

Është finalizuar tashmë arkitektura e strukturës së ekipit negociator, që parashihet ta përfaqësojë Kosovën në dialogun përfundimtar me Serbinë. Përbëhet nga ekipi i nivelit të lartë dhe nga tetë grupe të veçanta. Presidenti javën e shkuar pati paralajmëruar krijimin e ekipeve që do të angazhohen në fazën finale të dialogut.

“Koha Ditore” e ka siguruar të martën draftin e strukturës së ekipit negociator që mban statusin e dokumentit konfidencial, por nuk përmban logo. Dokumenti ka formatin e organogramit.

Në krye të strukturës qëndron “Ekipi negociator i Kosovës”. Në të parashihet të jenë bartësit e institucioneve të shtetit dhe liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.

Fill nën të është “Grupi Strategjik”. Përfaqësimi në këtë trupë parashihet të jetë në nivel të shefave të grupeve parlamentare, apo edhe të propozuarve të forcave politike në Kuvend. Veç tyre, në këtë forum parashihet të jenë edhe përfaqësues të shoqërisë civile.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje