EKSKLUZIVE / A bëri shkelje Telekomi i Kosovës me shkëputjen e kontratave...

EKSKLUZIVE / A bëri shkelje Telekomi i Kosovës me shkëputjen e kontratave njëanshëm me disa medie

Pas përfundimit të mandatit të Agron Mustafës si kryeshef ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, menaxhmenti i ri i kësaj kompanie hapin e parë që bëri ishte shkëputja e kontratave për reklamim që kishte pasur Telekomi i Kosovës me mediet.

Por, tash së fundmi po del se për këtë shkëputje të kontratave nuk kishte qenë në dijeni ushtruesi i detyrës së kryeshefit të PTK-së, Zeqir Kiqina.

Kjo vërtetohet përmes një deklarate që ky kishte dhënë për portalin “Veriu.info”, ku edhe ky portal kishte shkruar se kontrata iu bë për shkaqe hakmarrje.

“Unë këtë shkëputje të kontratës nuk e kam nënshkruar. Ai nuk është nënshkrimi jem. Unë të hënën do të merrem me rastin dhe dikush duhet të shkoj nga puna për këtë vepër”, ka thënë ndër të tjera Zeqir Kiqina në një prononcim për “Veriu.info” me datë 20 prill.

Pra, edhe vetë Kiqina e pranon se nuk ka e ka vënë nënshkrimin për shkëputjen kontratës për “Veriu.info”.
Vendimi për shkëputje të kontratës është identik edhe për portalin informativ “Republika24”, i njëjti nënshkrim që Kiqina po thotë se nuk është i tij, dhe që paralajmëron se dikush për këtë veprim do të shkojë nga puna, shkruan “Republika24”.

Vendimi i Telekomit të Kosovës SHA për portalin “Republika24”:  “Ju shkruajmë lidhur me kontratën numri i indikuar më lartë, dhe bazuar në nenin 4 të kontratës njoftojmë se Telekomi i Kosovës SHA ndërprenë kontratën nr. O1-628/16 e datës 15. 02 2016”, thuhet në shkëputjen e kontratës që mban datën 20. 04. 2018

Portali “Republika24” ka pasur kontratë deri më 01.02.2019, që mban nënshkrimin e kryeshefit të atëhershëm Agron Mustafa.

Vazhdimi i kontratës deri më 01.02.2019:

Më e keqja në këtë vendimin e PTK-së që mban nënshkrimin e u.d. kryeshefit Zeqir Kiqina është se askund nuk përmendet se kontrata shkëputur (edhe pse është vazhduar me afat njëvjeçar prej 01.02.2018 deri më 01.02.2019 nga Agron Mustafa) duhet të bëhet me pëlqimin paraprakë të dy palëve.

E mira e këtij vendimi është se Telekomi i Kosovës ka përmendur nenin 4 të kontratës, ku thuhet se ‘bazuar në nenin 4 të kontratës’, e që ky nen nuk është respektuar nga ana e Telekomit të Kosovës, sepse shkëputja e kontratës është bërë pa pëlqimin e dy palëve.

Ja çfarë thotë neni 4 i kontratës:

Pra, këtu Telekomi i Kosovës ka bërë shkelje të nenit 4 -Ndërprerja e Kontratës, e cila thotë si në vijim: 1. Kjo kontratë mund të ndryshohet vetëm pasi të sigurohet pajtimi më shkrim paraprak i të dy palëve kontraktuese”. Ky nen tani duhet të bëhet objekt shqyrtimi për organet e hetuesit për shkëputje të njëanshme të kontratës dhe dëmtimit që po i bëhet portalit “Republika24” me shkëputje të kontratës pa pëlqimin dypalësh ashtu siç thotë neni 4 i Ndërprerjes së Kontratës.

“Republika24” ka bërë përpjekje që të kontaktoj për këtë çështje edhe me u.d kryeshefin e Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina, por ai nuk e ka hapur telefonin.

Portali “Republika24.info” më 17.05.2018 ka bërë ankesë në Telekomin e Kosovës për shkëputje të njëanshme të kontratës, ku është shkelur neni 4.

/Republika24.info/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje