Ekskluzive/ A do të jetë Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re?

Ekskluzive/ A do të jetë Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re?

Kryetari i Prishtinës, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar për situatën e fundit në këtë subjekt politik.

Ai në Facebook ka shkruar rreth zhvillimeve në Lëvizje, duke përcjell mesazh unifikues, por në të njëjtën kohë edhe zë dhe fuqi lideri.

A do të jetë Shpend Ahmeti kryetar i partisë së re? A është ai përkrahës i Dardan Molliqajt dhe pjesë e grupit të dorëhequrve.  Kjo mbetet të shihet përmes këtij statusi që ka shkruar në FB.

“Dorëheqjet në VV janë humbje, pa marr parasysh nga cili këndvështrim e sheh. Të gjithë janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm për VV që është apo ishte pranë fitores. Në qoftë se ndodh ndarja do të jenë të gjithë më të dobët, edhe ata që rrijnë edhe ata që shkojnë, edhe deputetët edhe kryetarët. Thirrje për të gjithë të ulen bashkë. Mendime ndryshe ka me pas gjithmonë e posaçërisht kur organizata rritet”, ka shkruar Ahmeti në Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje