Ekskluzive/ A do të përfshihet LDK-ja në Qeverinë e Haradinaj

Ekskluzive/ A do të përfshihet LDK-ja në Qeverinë e Haradinaj

Zgjedhjet lokale ia treguan vendin secilës parti politike sa i përket përkrahjes së votës. AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje dolën parti fitimtare në këtë proces zgjedhore sipas rezultateve preliminare të KQZ-së.

PDK-ja humbi katër komuna ku qeveriste, kurse LDK-ja e ruajti përfaqësimin në komuna, humbi Ferizajn por e fitojë Vushtrrinë. Ndërkaq në Prishtinë është në garë me një rezultat të ngushtë.

Duke ditur fuqinë se secilës parti, atëherë zgjedhjet lokale a do të jenë faktori që mund ta shtyjë LDK-në të bëhet pjesë e Qeverisë Haradinaj.

Burime të “Republika24” bëjnë të ditur se LDK-ja mund të bëhet pjesë e Qeverisë vetëm nëse PDK-ja del nga ky koalicion qeverisës.

Sipas këtyre burimeve Qeveria mund të jetë më e fortë dhe stabile për faktin se LDK-ja ka një numër më të madh të deputetëve për dallim se PDK-ja.

Për të gjitha ndryshimet në Qeveri, muajt e parë të vitit të ardhshëm do të jenë përcaktues.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje