Ekskluzive/ Aktakuzat për Specialen do të bëhen publike në qershor

Ekskluzive/ Aktakuzat për Specialen do të bëhen publike në qershor

Në muajin qershor do të ngritën aktakuzat e Gjykatës Speciale, ku pritet të gjykohen vetëm krimet e pretenduara të UÇK-së dhe objekt trajtimi do të jenë vetëm pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare, pra shqiptare nga nacionaliteti dhe ndonjë ndërkombëtar që ishte vullnetar në radhët e UÇK-së.

Burime të “Republika24” kanë bërë me dije se sa i përket fillimit të punës së Gjykatës Speciale, Gjykata e ka kompletuar infrastrukturën ligjore dhe po ashtu e ka stafin e gatshëm për punë, duke përfshirë edhe gjyqtarët dhe stafin tjetër, në mënyrë që Gjykata të mund të nis publikimin e aktakuzave në muajin qershor.
“Muaji qershor është paraparë si kohë e mirë për ngritjen e aktakuzave”, kanë thënë burime të “Republika24”.

Sipas këtyre burimeve nuk pritet që të këtë destabilitet sa i përket arrestimit të personave të cilët do të jenë cak i kësaj gjykate për faktin se në krye të shtetit janë tre persona që më herët kanë qenë pjesë e luftës çlirimtare, që kanë qenë kryesorë sa i përket organizimit të luftës për liri, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje