Ekskluzive/ Analizë se si ndodhi deri të përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin...

Ekskluzive/ Analizë se si ndodhi deri të përçarja e Lëvizjes Vetëvendosje. Albin Kurti apo Aida Dërguti për postin e të parit të partisë?

“Republika24”

Ndodhi ajo që pritej, por jo me fjalën “mut”. Përçarja në Lëvizjen Vetëvendosje është pritur nga shumë kush, por jo në këtë mënyrë që ajo të dalë haptazi përmes “Viber”-it. Albini ishte lideri që e rriti këtë lëvizje dhe e sjelli këtu ku është me 32 deputetë. Fryma e tij e mbajti gjallë këtë lëvizje. Por si dhe për çfarë erdhi deri në kjo plasaritje, do të mundohemi të tregojmë arsyen e vërtetë.

Burime tona brenda Lëvizjes Vetëvendosje tregojnë se përplasja Kurti-Dërguti ka ndodhur për zgjedhjet lokale në Vushtrri, ku Aida Dërguti nuk e pranoi kërkesën e Albin Kurtit që të jetë kandidate për kryetare të kësaj komune, duke dorëzuar fitoren e kësaj partie në Vushtrri, te partitë tjera.

Pra ftohjet e raporteve Kurti-Dërguti nisin të zbehen, duke filluar kështu edhe formimin e klaneve brenda Lëvizjes Vetëvendosje, krahu i Albinit dhe krahu i Aidës.

Pse Aida Dërguti refuzoi të kandidohet për kryetare të Vushtrrisë?

Ajo refuzoi sepse dikush ia piku në krye se duhet të garojë në zgjedhjet e brendshme partiake për kryetare të partisë. Por Albini e hetoi këtë rast, dhe bëri pak “dredhi” duke e lutur Aidën që të garojë për kryetare të Vushtrrisë, për çfarë edhe oferta e tij u refuzua.

Aida nuk është e vetme në këtë rrugëtim që zgjodhi me fjalën “mut”, sepse pas vetës ka edhe nja 6 deputetë, mos ma shumë, që nënkupton se Lëvizja mund të ndahet në dysh.

Kuvendit të Kosovës në ditët e ardhshme mund t’i shtohet edhe një grup parlamentar i ri, i dalë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albini vazhdon të mbetet lider i kësaj lëvizje, pavarësisht që mund të luftohet ose pengohet nga ata të cilët i rriti dhe i edukoi për ta pasur një lëvizje të madhe dhe të fuqishme.

Por ta dinë Aida dhe përkrahësit e saj se Albini nuk është aq i padijshëm që mund t’i merr dikush aq lehtë timonin e Lëvizjes Vetëvendosje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje