Ekskluzive/ “Dhuna” me vizat

Ekskluzive/ “Dhuna” me vizat

Kosova si pasojë e demarkacionit me Malin e Zi ka mbetur e izoluar sa i përket liberalizimit të vizave.

Demarkacioni ka ndarë në dy tabore partitë politike parlamentare në Kuvend.

Partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, AAK, është kundër këtij versioni të demarkacionit, po ashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma.

Kurse PDK dhe LDK janë pro versionit të parë.

Haradinaj në javën që po hyjmë, më 18 dhjetor do të udhëtojë në Bruksel, ku do të takohet me zyrtarë të BE-së dhe temë diskutimi do të jetë demarkacioni.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se do të ketë lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave, ku sipas tij deri vitin e ardhshëm për gjashtë muajt e parë ky problem do të gjejë zgjidhje.

Ndërkohë në anën tjetër qytetarët janë lodhur nga pritja e liberalizimit të vizave.

Nga viti 2010 është premtuar se do të ketë viza për qytetarët e Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje