Ekskluzive/ Gjykata Speciale do të tronditë skenën politike

Ekskluzive/ Gjykata Speciale do të tronditë skenën politike

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekatarina Trendafilova, ka ardhur për vizitë në Kosovës.

Ajo të enjten në një takim me shoqërinë civile ka folur për funksionalizimin e Gjykatës Speciale.

Trendafilova ka bërë të ditur se kushdo që ka kryer krime lufte të cilat bien nën jurisdiksionin e gjykatës do të sillen para drejtësisë. Trendafilova ndodhet në vizitën e parë në Kosovë që kur mori detyrën e kryetares së Gjykatës.

Burime të “Republika24” kanë bërë me dije se ajo ka ardhur për të përgatitur terrin për fillimin e arrestimeve të para, që pritet të ndodhin në janar.

Sipas këtyre burimeve ajo qëllim vizitën në Kosovë e ka pasur që të shoh ndikimin që mund të sjellin arrestimet e para.

“Qëllimi i saj ka qenë që të marrë opinionin e shoqërisë civile dhe t’i njoftojë qytetarët me funksionalizimin e kësaj gjykate”, kanë thënë burimet.

Sipas këtyre burimeve, arrestimet e para mund ta tronditin skenën politike, pasi do të preken edhe individë që janë në pozita shtetërore, pjesë e institucioneve të vendit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje