Ekskluzive – Gjykata Speciale/ LDK-ja e shpëtoi Kosovën nga izolimi, meritë ka...

Ekskluzive – Gjykata Speciale/ LDK-ja e shpëtoi Kosovën nga izolimi, meritë ka edhe Vetëvendosje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka dështuar të premten për herë të dytë që të sigurojë kuorumin për shqyrtimin e kërkesës së 43 deputetëve nënshkrues, me të cilën kërkohej seancë e jashtëzakonshme për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

PDK, AAK dhe Nisma ishin bërë bashkë në këtë nismë.

Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe nuk i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në mbledhjen e Kryesisë me çka e kanë pamundësuar kuorumin për vendimmarrje. Në mbledhje kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.
Sipas procedurës, Kryesia e Kuvendit duhej që ta procedonte propozimin për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe më pas, Qeveria ta dërgonte atë në Kuvend për miratim. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se përpjekjet për seancë të jashtëzakonshme përfundojnë këtu për të vazhduar ditëve në vijim.
Nënkryetari i Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala ka thënë në një konferencë për media se kjo tendencë është tepër e rrezikshme dhe fut vendin në aventura të paparashikuara.
Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka qenë i pranishëm në ambientet e Kuvendit prej ku ka shprehur pakënaqësinë e tij për këtë iniciativë.

“Më duhet të them që jam shumë i dëshpëruar për këtë çështje që erdhi papritur, pa ndonjë debat publik dhe që është shumë e rëndësishme për qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës. Unë e konsideroj turpëruese.

“Në rast se ky propozim kalon do të ketë implikime shumë negative për të ardhmen e Kosovës si pjesë e Evropës dhe do të konsiderohet nga Shtetet e Bashkuara si thikë pas shpinës”, ka thënë ambasadori Delawie.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje