EKSKLUZIVE / Gjykata Speciale vitin e ardhshëm nis punën

EKSKLUZIVE / Gjykata Speciale vitin e ardhshëm nis punën

Trupi i Gjykatës Speciale ka vendosur që këtë vit të mos merret me arrestimin e të dyshuarve.

Burime të “Republika24” brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se vitin e ardhshëm do të nis punën Gjykata Speciale.

Ky burim ka treguar se janë disa arsye pse është ardhur deri te ky vendim, pavarësisht asaj se është paralajmëruar se në këtë vjeshtë do të nis funksionalizimin i Speciales.

Njëra prej arsyeve është se përfaqësuesit ndërkombëtarë nuk duan që në fundvit të krijojnë pakënaqësi, duke iu shmangur një pjese të opinionit, pasi mund të ketë reagime të llojllojshme, qoftë edhe me protesta me rastin e arrestimit të dyshuarve, që janë të thirrur për Gjykatën Speciale.

/Republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje