Ekskluzive / Haradinaj kërkon nga kabineti i tij që të punojnë gjatë...

Ekskluzive / Haradinaj kërkon nga kabineti i tij që të punojnë gjatë orarit të punës, mos të dalin në fushatë

Sot zyrtarisht ka filluar fushata zgjedhore e zgjedhjeve të 22 tetorit. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ministrat e tij që gjatë fushatës zgjedhore ta respektojnë orarin e punës në ministritë që i drejtojnë.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se edhe vet kryeministri do ta respektojë orarin e punës gjatë punës së tij në Qeveri.

“Z. Haradinaj vetëm pas orës 16:00 do t’i bashkohet partisë së tij, AAK-së në fushatë. Orarin e punës si kryeministër ai do ta respektojë”, kanë thënë burimet për “Republika24”.
Po ashtu Haradina ka dhënë urdhër që personave që mbajnë poste publike,

të zgjedhur apo të emëruar, t’u ndalohet përdorimi i pasurisë së Qeverisë (automjetet zyrtare, por edhe burime të tjera të pasurisë së Qeverisë) gjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale që do të mbahen në muajin tetor të vitit 2017. “Për çdo keqpërdorim të pasurisë zyrtare përgjatë fushatës zgjedhore në zgjedhjet lokale do të merren masat përkatëse në përputhje të legjislacionit në fuqi. Urdhri është marrë nga kryeministri Haradinaj, në mbështetje të nenit 92, nenit 94, paragrafit 10 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 (nënparagrafi 4.I) të Rregullores nr. 02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive (Gazeta Zyrtare nr. 1, 18 prill 2011), duke marrë parasysh vendimin e presidentit të Republikës së Kosovës nr. 21/2017 të datës 21 qershor 2017, për caktimin dhe shpalljen e zgjedhjeve lokale në Republikën e Kosovës”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje