Ekskluzive / Këtë javë intensifikohen takimet për ta kaluar demarkacionin

Ekskluzive / Këtë javë intensifikohen takimet për ta kaluar demarkacionin

Qeveria aktuale e ka kusht prej BE-së dhe partnerëve tjetër si ShBA-ja që ta kalojë versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Burime të Republika24 kanë bërë të ditur se kjo javë e ardhshme do të jetë e mbushur me takime rreth kësaj çështje.

Po ashtu, edhe këtë javë pritet të realizohet vizita e kryeministrit të Malit e Zi në Kosovë e cila u anulua këtë javë për shkak të mjegullës në Aeroportin e Prishtinës.

Burimet tona tregojnë se edhe partia e kryeministrit Ramush Haradinaj ka luhatur në pozicion sa I përket demarkacionit, që është pro këtij varianti por që të gjeturat të diskutohen në të ardhmen me Malin e Zi.

“Me kalimin e demarkacionit Haradinaj e tregon fuqinë e Qeverisë së tij, dhe nuk do ta ketë problem për ta çuar deri në fund mandatin”, kanë thënë burimet e Republika24.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje