Ekskluzive / Ka pakënaqësi brenda PAN-it për ministritë që ia kanë dhënë...

Ekskluzive / Ka pakënaqësi brenda PAN-it për ministritë që ia kanë dhënë Pacollit

Brenda koalicionit PAN kanë filluar pakënaqësitë rreth dhënies aq të madhe të pushtetit partisë së Behgjet Pacollit.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se brenda tri partive PDK, AAK dhe Nisma, ka zëra që nuk po arrijnë të pajohen për dhënien kaq të madhe të numrit të ministrive për AKR-në. “Kanë nisur reagimet brenda tri partive, dhe nuk besojmë se kjo marrëveshje do të jetë e realizueshme për faktin se një parti me tri vota, duke përjashtuar votën e Korab Sejdiut e cila nuk do të jetë pro këtij koalicioni t’i jepen pesë ministri më kryesorët”, kanë thënë këto burime.

Edhe Lista Serbe ka pakënaqësi për ndarjen e pushtetit, sidomos këto pakënaqësi kanë ardhur pas dhënies së numrit kaq të madh të ministrive AKR-së.

Lista Serbe tash kërkon tri ministri, para arritjes së marrëveshjes me Pacollin – Lista Serbe ishte pajtuar për t’i drejtuar dy ministri, por tash kërkon edhe një ministri më tepër.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje