Ekskluzive/ Koalicioni qeverisës në ditët e fundit

Ekskluzive/ Koalicioni qeverisës në ditët e fundit

Çështja e demarkacionit me Malin e Zi do t’i japë fund koalicionit qeverisës të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Partnerët e koalicionit kanë mendime të ndryshme sa i përket demarkacionit me Malin e Zi, PDK-ja dhe AKR-ja përkrah versionin aktual, kurse AAK-ja dhe Nisma janë kundër këtij versioni, por të hapura për diskutim të ri.

Burime të Republika24 bëjnë me dije se koalicioni qeverisës nuk po mund t’i bëjë ballë presionit ndërkombëtar për ta kaluar këtë version.

Por nëse ky version i demarkacionit nuk kalon atëherë qeveria Haradinaj do t’i ketë ditët e numruara, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje