Ekskluzive/Komisioni i ri gjen fakte, Mali i Zi i ka marrë territor...

Ekskluzive/Komisioni i ri gjen fakte, Mali i Zi i ka marrë territor Kosovës

Komisioni Shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror të hënën do të prezantojë para Qeverisë së Kosovës, të gjeturat e reja lidhur me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Burime të “Republika24” brenda këtij komisioni kanë bërë të ditur se janë gjetur fakte që tregojnë se Mali i Zi i ka marrë territor Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri Ramush Haradinaj, këtë raport të komisionit do t’ia përcjell Kuvendit pasi ta votojë edhe në kabinetin qeveritar.

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi është nënshkruar nga autoritetet e Prishtinës dhe Podgoricës, në fund të gushtit të vitit 2015, në Vjenë.

Pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili në legjislaturën e kaluar kishte kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, ka shkarkuar përbërjen e Komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror që drejtohej nga Murat Meha, duke emëruar përbërje të re me në krye Shpëtim Bulliqin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje