Ekskluzive / Korab Sejdiu i ndanë rrugët me Behgjet Pacollin

Ekskluzive / Korab Sejdiu i ndanë rrugët me Behgjet Pacollin

Deputeti i zgjedhur i AKR-së, Korab Sejdiu, do t’i ndajë rrugët me liderin e kësaj partie Behgjet Pacollin nëse ky vendos që t’i bashkohet qeverisjes së koalicionit PAN.

Burime të sigurta të afërta me deputetin Sejdiu kanë bërë të ditur për “Rpublika24” se, Korab Sejdiu që nga fillimi e ka kundërshtuar një bashkëpunim me koalicionin PAN.

“Z. Korab Sejdiu nga fillimi edhe pa u zgjedhur deputet ka potencuar se nuk është për një bashkëpunim me koalicionin PAN, aty ku bënë pjesë PDK-ja. Këtë ide ai vazhdon ta mbrojë edhe tani kur z. Pacolli ka lënë mundësinë e bashkëpunimit me PAN-in”, kanë treguar këto burime.

Sipas këtyre burimeve, Korab Sejdiu, do të mbetet pjesë e LDK-së nëse Pacolli vendos që t’i bashkëngjitet Qeverisë të drejtuar nga PAN-i.

Behgjet Pacolli kohëve të fundit ka dhënë shenja të reflektimit për krijimin e institucioneve, qoftë një bashkëpunimi edhe me PAN-in.

Ai u ka dhënë dhjetë ditë ultimatum LDK-së dhe Vetëvendosjes për t’u sqaruar nëse do të jenë bashkë për një qeverisje, dhe për t’u sqaruar rreth ecjes së AKR-së tutje.

Pacolli ka thënë se nuk do të jetë bllokues i institucioneve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje