Ekskluzive/ Kosova po hyn në vitin e sfidave

Ekskluzive/ Kosova po hyn në vitin e sfidave

Viti 2017 ka qenë një vit me plotë probleme, qofshin ato nga ajo e sigurimit të ekzistencës së kafshatës së gojës deri te ato politike, që më e madhja ishte demarkacioni me Malin e Zi, ku si rrjedhojë ende nuk kemi liberalizimin e vizave.

Kosova në 2017 u bë e “famshme” në medie vendore dhe ndërkombëtare me demarkacionin me Malin e Zi dhe për numrin e madh të zëvendësministrave, që ka shkuar në 72 sosh, shkruan “Repiblika24”.

Mos të harrojmë se temë e cila do duhej të ishte në sipërfaqe ka qenë dashur të jetë varfëria, zbutja e papunësisë, që nënkupton mirëqenie më të mirë për qytetarët.

Tash sfidat që e presin Kosovën në vitin 2018.

Ato janë të shumta, por më e rëndësishmja do të jetë Gjykata Speciale, ku tashme një grup i deputetëve ka nisur nënshkrimet dhe ka mbledhur 42 shosh për të thirrur seancë të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilën do të diskutohet për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Ky veprim pati edhe reagim ndërkombëtar.

Në 2018 pritet nisin edhe arrestimet për Gjykatën Speciale, që kjo mund të sjell edhe veprim të ngritjes së qytetarëve në protesta.

Kosova në 2018-n po hyn njëjtë sikurse në vitet e tjera paraprake, pa ndonjë risi, as viza, vazhdon varfëria, papunësia e madhe, cilësia në arsim jo e mirë, ekonomi jo të zhvilluar, pra plotë e plotë sfida që e presin vendin tonë, por që ato do duhej të kishin një klasë politike, e cila do t’ju gjente zgjidhje.

Me gjithë këto probleme, Urime qytetarë Viti 2018!. Qoftë një vit i bekuar për të gjithë ju.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje