Ekskluzive / Kosova pritet të tërhiqet nga aplikimi edhe për në UNESCO

Ekskluzive / Kosova pritet të tërhiqet nga aplikimi edhe për në UNESCO

 

Burime të “Republika24” brenda zyrës së kryeministrit të Kosovës kanë bërë të ditur se Qeveria mund të tërhiqet këtë vit nga aplikimi për anëtarësim për UNESCO.

Sipas këtyre burimeve ende nuk është definitive, por gjasat janë më shumë nga tërheqja për shkak se ende nuk janë siguruar votat për votim të sigurt.

Në sesionin e 21-të Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë në rast të një aplikimi të Kosovës, do ta votonte anëtarësimin në muajin nëntor të këtij viti, në Paris.

Në nëntor të vitit 2015 për vetëm tri vota Kosova nuk është pranuar në UNESCO. Patën votuar gjithsej 122 shtete, 92 pro dhe 50 ishin kundër.

Kërkesa e Kosovës për anëtarësim ishte paraqitur zyrtarisht nga Shqipëria.

Për pranimin e Kosovës në UNESCO duhen votat e më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të kësaj organizate që marrin pjesë në sesion.

UNESCO ka 195 vende anëtare dhe 10 vende anëtare të asocuara. /Republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje