Ekskluzive/ Kurti nuk do të jetë kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje

Ekskluzive/ Kurti nuk do të jetë kandidat për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje

Burime të “Republika24” brenda Lëvizjes Vetëvendosje kanë bërë të ditur se Albin Kurti nuk do t’i hyjë garës për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky vendim i tij ka ardhur pas përplasjeve të fundit, ku disa figura në këtë lëvizje, njëra ndër to edhe Dardan Molliqaj dhe Visar Ymeri janë duke e kundërshtuar kandidimin e tij, por edhe duke kushtëzuar me ndarje të partisë.

“Kurti as nuk e ka thënë më herët se do të jetë kandidat për kryetar partie, por tash së fundi për hir të shpëtimit të partisë ai duket se ka hequr dorë nga kandidimi edhe pse asnjëherë nuk ka thënë hapur se do të jetë kandidat”, ka thënë ku burim brenda Vetëvendosjes.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje