Ekskluzive / LDK-ja, AKR-ja dhe PDK-ja marrëveshje të fshehur për Prishtinën

Ekskluzive / LDK-ja, AKR-ja dhe PDK-ja marrëveshje të fshehur për Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje të “fshehur” për raundin e dytë të zgjedhjeve në Prishtinë.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se AKR-ja dhe PDK-ja do ta mbështesin Arban Abrashin për kryetar të Prishtinës.

“Kjo marrëveshje do të bëhet publike edhe pak ditë”, ka thënë ky burim.

Më 19 nëntor në balotazh do të përballen Shpend Ahmeti dhe Arban Abrashi.

Shpend Ahmeti ka 43,.49 për qind të votave, Arban Abrashi 35. 38 për qind, Selim Pacolli 10.24 për qind dhe Lirak Çelaj 5.85.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje