EKSKLUZIVE / LDK-ja po përgatitet për ta çuar në zgjedhje Prishtinën

EKSKLUZIVE / LDK-ja po përgatitet për ta çuar në zgjedhje Prishtinën

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga të gjitha funksionet në Lëvizjen Vetëvendosje, është duke punuar në drejtimin që kryeqytetin ta çojë në zgjedhje të reja, pasi ky i fundit nuk do ta ketë përkrahjen e disa asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Burime të “Republika24” kanë bërë me dije se duke iu referuar ligjit, 20 për qind e qytetarëve do të ushtrojnë të drejtën e tyre që të mbledhin peticion për shkarkimin e Shpend Ahmetit.

Ky peticion do t’i dorëzohet Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Dje në seancën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës nuk është aprovuar një nga raportet më të rëndësishëm, raporti financiar për vitin 2017.

Me shumicë absolute votash është refuzuar aprovimi i këtij raporti, i cili përmbante shkelje dhe mangësi të shumta.

Për dallim nga partitë opozitare PDK-ja dhe LDK-ja, kësaj radhe edhe disa nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosjes ishin kundër këtij raporti, duke dëshmuar edhe një herë se tashmë kjo parti nuk është unike në Prishtinë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje