Ekskluzive/ LDK-ja pritet të fillojë procedurat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Ekskluzive/ LDK-ja pritet të fillojë procedurat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke përgatitur procedurat për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Burime të “Republika24” brenda LDK-së kanë bërë të ditur se qeveria aktuale do të rrëzohet së shpejti.

Sipas këtyre burimeve LDK-ja do ta përgatisë edhe tekstin për mocionin e rrëzimit të Qeverisë Haradinaj.

LDK-ja në këtë pikë pret edhe përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje!. “Sa i përket përkrahjes nga Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht dallimeve politike, kur bëhet fjalë për rrëzimin e qeverisë, besojmë se do të arrijnë koncesus me këtë parti”, kanë treguar këto burime.

Në anën tjetër, burime nga Lëvizja Vetëvendosje janë shprehur të gatshëm për ta përkrahur nismën e LDK-së, në qoftë se ata e ndërmarrin.

Mocioni për votëbesimin për Qeverinë e Kosovës duhet t’i ketë nënshkrimet e 40 deputetëve.

Konsiderohet se mocioni i mosbesimit është pranuar, nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovë – 61. /Republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje