Ekskluzive: Nismës Socialdemokrate i bashkohen dy deputetë

Ekskluzive: Nismës Socialdemokrate i bashkohen dy deputetë

Nismës Socialdemokrate nga nesër pritet t’i bashkohen dy deputetë. Burime të Indeksonline brenda partisë së Fatmir Limajt bëjnë më dije se nesër në mëngjes Grupit Parlamentar të Nismës pritet t’i bashkohen dy deputetë.

Kësisoj, Nisma nga gjashtë deputetë sa ka aktualisht do të numëroj tetë përfaqësues të popullit.

“Tani për tani nuk mund të zbuloj se për cilët deputetë bëhet fjalë, por ajo që dihet është se nesër qysh në mëngjes do të bëhet zyrtarizmi i këtyre dy deputetëve që i bashkohen Nismës”, ka thënë për Indeksonline një burim i sigurt i Nismës në kushte anonimiteti.

Nisma ditë më parë ka mbajtur Kuvendin e Dytë të Punës. Kjo parti përveç postit të zëvendëskryeministrit udhëheq me tri ministri në Qeverinë e Kosovës.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje