Ekskluzive / Pacolli apo Hoxhaj në krye të MPJ-së?

Ekskluzive / Pacolli apo Hoxhaj në krye të MPJ-së?

Partia e Behgjet Pacollit – Aleanca Kosova e Re i ka gjasat e mëdha të jetë pjesë e Qeverisë së koalicionit PAN.

Burime të “Republika24” brenda koalicionit PAN kanë bërë të ditur se Pacolli kusht të parë e ka drejtimin e MPJ-së.

“Ende nuk është përfundimtare nëse Ministria e Jashtme do t’i jepet z. Behgjet Pacolli pasi kjo ministri i takon PDK-së dhe i propozuar ka qenë Enver Hoxhaj por këtë javë pritet të definohet nëse do të jetë Pacolli apo Hoxhaj në krye të diplomacisë kosovare”, kanë thënë burimet e “Republika24”.

Më 24 gusht është caktuar seanca konstituive e Kuvendit, në të cilën pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët e këtij institucioni.

Bashkimi i AKR-së në koalicionin PAN realizon planin që Kadri Veselit ë bëhet kryeparlamentar dhe Ramush Haradinaj kryeministër.

AKR-ja ka katër deputetë në Kuvendin e Kosovës, por Korab Sejdiu ka bërë të qartë se vota e tij do të jetë kundër koalicionit PAN. Kështu që, koalicioni PAN mund të llogarinë vetëm në tri vota të AKR-së, dhe 59 sa i ka, që bëjnë gjithsej 62 vota, të mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

/ Republika24 /

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje