Ekskluzive / Pacolli do t’i bashkohet PAN-it, vetëm po luhet “lojë” politike...

Ekskluzive / Pacolli do t’i bashkohet PAN-it, vetëm po luhet “lojë” politike me LAA dhe VV

 

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga koalicioni PAN që t’i jep edhe disa ditë kohë për t’iu bashkuar në bashkëqeverisje. Kështu kanë thënë burime të “Republika24” brenda koalicionit PAN.

“Z. Pacolli ka kërkuar që formimi i institucioneve të shtyhet deri më 7 ose 10 shtator, në mënyrë që ndarjen ta bëjë më lehtë me LAA, pasi gjasat janë shumë të vogla që LAA dhe VV të arrijnë pajtim për ndonjë marrëveshje”, kanë thënë këto burime.

Brenda koalicionit PAN thonë se AKR-ja do t’u bashkohet për formimin e institucioneve. “Kjo është punë e kryer”, kana thënë burimet.

Kosova më 11 qershor ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe nga kjo ditë e deri më sot vendi është pa krijimin e institucioneve të reja, pasi votat në dy taboret janë 60 – 60.

Për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit duhen 61 vota, ashtu edhe për Qeverinë.

Lideri i AAK-së i nominuari i koalicionit PAN për kryeministër ka bërë të ditur këto ditë se është i interesuar për një qeveri më të gjerë, duke aluduar edhe në partinë e Palloit, AKR-në.

/Republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje