Ekskluzive / Pacolli javën tjetër i bashkohet PAN-it, merr postin e ministrit...

Ekskluzive / Pacolli javën tjetër i bashkohet PAN-it, merr postin e ministrit të Jashtëm?

Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka vendosur përfundimisht që t’i bashkohet koalicionit PAN për t’i formuar institucionet, pasi Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë treguar gatishmëri se i kanë 61 vota për ta krijuar qeverinë pas dështimit të parë nga PAN-i.

Burime të “Republika24” brenda partisë së Ramush Haradinajt kanë bërë të ditur se Pacolli e ka parë se LDK dhe VV kohëve të fundit janë shprehur kundër një bashkëpunimi mes vete, duke vënë kushte në bashkëpunimin e tyre.

Po sipas këtyre burimeve thuhet se Pacolli me PAN-in mund ai personalisht mund të jap angazhimin e tij si ministër i Punëve të Jashtme.

“Z. Pacolli ka një reflektim sa i përket situatës së krijuar. AKR-ja ka java tjetër zyrtarizon qëndrimin e saj për të mbështetur Qeverinë Haradinaj. AKR-ja do të marrë fillimisht Ministrinë e Jashtme, që sigurisht do ta drejtojë z. Pacolli dhe një ministri tjetër dhe disa zëvendësministri”, ka thënë një burim brenda AAK-së.

Po bëhen dy muaj që kur Kosova ka mbajtur zgjedhjet e parakohshme në vend dhe ende s’ka krijuar institucionet.

Më 24 gusht është vendosur që të mbahet seanca konstituive ku pritet të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje