Ekskluzive / Pakënaqësitë në Lëvizjen Vetëvendosje janë të thella, nuk bëhet fjalë...

Ekskluzive / Pakënaqësitë në Lëvizjen Vetëvendosje janë të thella, nuk bëhet fjalë për unitet

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur të hënën një takim në zyrat e saj në Prishtinë.

Në këtë takim ishin të pranishëm pothuajse të dy krahët e kësaj lëvizje. Pavarësisht diskutimeve nuk është arritur asnjë pajtim mes palëve.

Burime të “Republika24” brenda këtij takimi thonë se është kundërshtuar nga krahu tjetër kandidatura e Albin Kurtit.

Sipas këtyre burimeve pakënaqësitë janë aq thellë sa më nuk bëhet fjalë për unitet të Lëvizjes Vetëvendosje.

Po këto burime thonë se krahu kundër Kurtit shumë shpejt do të dalë me platformë të re politike, që i paraprinë themelimit të një subjekti të ri në vend.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje