Ekskluzive / Pas demarkacionit, do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar Haradinaj

Ekskluzive / Pas demarkacionit, do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar Haradinaj

Pas kalimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, kabineti qeveritar i drejtuar nga Ramush Haradinaj do të pësojë ndryshime në përbërje.

Burime të “Republika24” brenda Qeverisë kanë bërë të ditur se do të largohen disa ministra aktual në disa dikastere dhe do të emërohen të rinj.

“Kjo do të ndodhë në kuadër të riformatimit të Qeverisë”, kanë thënë burimet.

Po ashtu, Haradinaj do të marrë një raport këto ditë rreth punës dhe angazhimit të zëvendësministrave.

“Aty ku nuk ka pasur punë te ndonjë zëvendësministër. Ai do të shkarkohet”, tregojnë burimet.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje