EKSKLUZIVE / PDK-ja nuk i cakton emrat për zëvendësministra deri pas zgjedhjeve...

EKSKLUZIVE / PDK-ja nuk i cakton emrat për zëvendësministra deri pas zgjedhjeve lokale

 

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do t’i caktojë emrat e zëvendësministrave në Qeverinë Haradinaj derisa të përfundojnë zgjedhjet lokale, edhe raundi i dytë i tyre për balotazh.

Burime brenda PDK-së kanë bërë të ditur për “Republika24” se me ketë veprim lideri i PDK-së Kadri Veseli ka zgjedhur ta mbajë të unifikuar partinë në kohën e zgjedhjeve lokale. “Nuk është i interesuar z. Veselit të krijojë pakënaqësi në këtë kohë, ku para vetes kemi zgjedhjet lokale. Mund të ketë individë të pakënaqur nëse nuk emërohen qoftë në pozita të zëvendësministrave ose në pozita të tjera dhe kjo mund të shkojë në dëm të PDK-së dhe të rezultatit të saj zgjedhor”, ka thënë një burim brenda PDK-së.

Sipas po këtij burimi, lideri i PDK-së emrat e zëvendësministrave do t’i caktoj tek pas zgjedhjeve lokale.

AAK-ja dhe AKR-ja kanë emëruar një pjesë të zëvendësministrave që iu takojnë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje