Ekskluzive/ PDK-ja pas balotazhit ia dorëzon kryeministrit listën me emrat e zëvendësministrave...

Ekskluzive/ PDK-ja pas balotazhit ia dorëzon kryeministrit listën me emrat e zëvendësministrave të saj

Partia Demokratike e Kosovës pas përfundimit të balotazhit do t’ia dorëzoj listën me emra kryeministrit Ramush Haradinaj për emërimin e zëvendësministrave në radhët e saj.

Burime të “Republika24” brenda PDK-së kanë bërë të ditur se kryetari I kësaj partie me qëllim nuk ka dashur që pa përfunduar procesi i zgjedhjeve lokale të mos hyjë në këtë proces.

“Pas balotazhit do të ia dorëzojmë kryeministrit emrat për zëvendësministra”, ka thënë k burim I PDK-së.
PDK-ja ka emëruar vetëm tre zëvendësministra, të cilët nuk kanë qenë të angazhuar drejtpërdrejt në fushatën e zgjedhjeve lokale.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë me dije për medie se deri më tani ka emëruar 50 zëvendësministra.
Numri kaq i madh i zëvendësministrave është kritikuar nga shoqëria civile.

/Republika24/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje