Ekskluzive / PDK-ja pranon të shkojë në zgjedhje të reja dhe nuk...

Ekskluzive / PDK-ja pranon të shkojë në zgjedhje të reja dhe nuk tërhiqet nga kandidatura e Veselit

Partia Demokratike e Kosovës në asnjë variant nuk do të pranojë që Kadri Veseii të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Kuvendit. Kështu bëjnë të ditur brenda kësaj partie për “Repblika24”.

Sipas këtyre burimeve PDK-ja pranon të shkojë në zgjedhje të reja dhe kurrsesi të dorëzohet Veseli për postin e kryeparlamentarit.

PDK-ja ka kërkuar në këtë pikë mirëkuptim edhe nga partnerët e koalicionit AAK dhe Nisma, por nga AAK-ja ka marrë konfirmim se i mbesin besnik marrëveshjes së nënshkruar Ramush Haradinaj kryeministër dhe Kadri Veseli kryeparalamentar. “PDK nuk ia knënaq apetitet VV-së që synim kanë tërheqjen e Veselit. Kjo s’do të ndodhë. Në jemi të gatshëm për zgjedhje të reja dhe kurrsesi që Veselit ë tërhiqet”, kanë thënë burime brenda PDK-së.

Kosova i ka mbajtur zgjedhjet më 11 qershor dhe deri më sot janë mbajtur gjashtë seanca konstituive në të cilat është bërë përpjekje që të zgjedhet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët, por kjo s’po ndodhë për shkak se koalicioni PAN nuk i ka numrat e mjaftueshëm për zgjedhjen e kryetarit, që nevijten 61 numra.

E drejta ekskluzive për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon PAN-it si grupi më i madh parlamentar pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje