Ekskluzive/ “Përplasje” mes Thaçit e Haradinajt për demarkacionin

Ekskluzive/ “Përplasje” mes Thaçit e Haradinajt për demarkacionin

Presidenti I vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë nisur t’i ftohin raportet, shkak për këtë është demarkacioni me Malin e Zi.

Burime të “Republika24” kanë bërë me dije se Thaçi ka kërkuar nga Haradinaj që sa më parë ta përcjell për në Kuvend versionin aktual të demarkacionit, por Haradinaj po pret edhe qëndrimin e komisionit aktual që ka angazhuar për këtë çështje.

“Presidenti ka kërkuar nga z. Haradinaj që mos të humb kohë me komisione të kota, sepse Kosova po vonohet në procesin e liberalizimit të vizave”, ka thënë një burim i “Republika24”.

Por kryeministri Haradinaj vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë sa i përket kësaj çështje. Këtu edhe fillon “përplasja” mes Thaçit e Haradinajt. Kjo pritet të ndikojë edhe në funksionimin e këtij koalicioni qeverisës.

Burime të “Republika24” bëjnë me dije se gjatë javës pritet të ndodhë një takim mes presidentit dhe kryeministrit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje