Ekskluzive/ Përzierje kompetencash mes Pacollit e Hoxhajt

Ekskluzive/ Përzierje kompetencash mes Pacollit e Hoxhajt

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar të martën pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Pacolli, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Këshilli Atlantik, “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?”.

Në ketë konferencë të Këshillit Atlantik kanë marrë pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit. Por në këtë konferencë mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili mbajti edhe fjalim.

A kanë filluar përzierjet e kompetencave mes Pacollit e Hoxhajt?

Burime të “Republika24” të afërta me zëvendëskryeministrin e parë kanë bërë të ditur se në raste të tilla nuk marrin pjesë dy përfaqësues nga një shtet, vetëm ministri i Punëve të Jashtme, apo eventualisht zëvendësministri i Jashtëm, edhe ky në mungesë të ministrit.

“Hoxhaj po përzihet në punët që i takojnë MPJ-së”, kanë thënë burime të afërta me Pacollin.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje