Ekskluzive / Qeveria Haradinaj nis punën të hënën

Ekskluzive / Qeveria Haradinaj nis punën të hënën

Për këtë të shtune është paraparë votimi i Qeverisë së re. Burime të “Republika24” të afërta me liderin e AAK-së, të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinaj kanë bërë të ditur se kryeministri në detyrë Isa Mustafa të hënën pritet të ia dorëzojë detyrën Haradinajt.

“Të shtunën do të votohet Qeveria e re me në krye z. Haradinaj dhe ai të hënën ia nis punës, sepse kanë humbur shumë ditë në krijimin e institucioneve dhe vendit i duhet një Qeveri e cila vepron dhe ua kthen shpresën qytetarëve”, kanë thënë këto burime.

Qeveria e Haradinajt do të ketë 21 ministri, mbi 60 zëvendësministra dhe 5 zëvendëskryeministra.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje