Ekskluzive/ Sa do të ndikojë vizita e kryeministrit malazez në zgjidhjen e...

Ekskluzive/ Sa do të ndikojë vizita e kryeministrit malazez në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit?

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, sot do të vijë për një vizitë dyditore në Kosovë.

Vizita e kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq, është mirëpritur dhe është vlerësuar pozitivisht nga liderët shtetërorë dhe analistët politikë.

Sipas tyre, ardhja e Markoviqit mund t’i kontribuojë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit në mes të dy vendeve.

Burime të Republika24 kanë bërë të ditur se gjasat për të arritur një ujdi për demarkacionin janë të mëdha.

“Pas vizitës së kryeministrit të Malit të Zi pritet të ketë një reflektim në këtë çështje dhe Kosovës t’i hapet rruga për vizat”, kanë thënë burimet e Republika24.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje