EKSKLUZIVE/ Shkon në 61 numri i zëvendësministrave

EKSKLUZIVE/ Shkon në 61 numri i zëvendësministrave

Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka arritur në 61 numrin e zëvendësministrave.

Burime të “Republika24” brenda koalicionit qeverisës thonë se do të ketë sërish emërime të zëvendësministrave pas zgjedhjeve të 19 nëntorit.

Për numrin kaq të madh të zëvendësministrave ka pasur kritika nga shoqëria civile dhe opozita.
Por vetë kryeministri Haradinaj e ka arsyetuar këtë numër të madh të zëvendësministrave me punët e dinamikës së Qeverisë.

Pothuajse në çdo ministri do të jenë nga 4 deri në 5 zëvendësministra.

Njohësit e proceseve juridike dhe politike kanë thënë se thënë se kërkohet miratimi i një ligji për qeverinë, përmes së cilit do të rregulloheshin limitet e qeverisë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje