Ekskluzive/ Shpend Ahmeti apo Visar Ymeri, kryetar i partisë së re?

Ekskluzive/ Shpend Ahmeti apo Visar Ymeri, kryetar i partisë së re?

Lëvizja Vetëvendosje duket se përfundimisht do të ndahet në dysh.

Pas problemeve të brendshme, që sipas të dorëhequrve nga ky subjekt politik ishin të thella për më shumë se një vit, lëvizja pritet në ndahet në dysh, duke quar kështu në krijimin e një subjekti të ri politik.

Burime të “Republika24” kanë bërë të ditur se Albin Kurti do të mbes pa njerëzit e fuqishëm si Visar Ymeri, Dardan Molliqaj, Shpend Ahmeti, Aida Dërguti, Qendron Kastrati, e shumë deputetë të tjerë të dorëhequr.

Burimet tona thonë se në garën për partinë e re për kryetar janë Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri.
“Kjo do të qartësohet në ditët e ardhshme”, janë shprehur burimet e “Republika24”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje